Jankullovska tregon vendndodhjen


Ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, të cilës Gjykata e Lartë dje i refuzoi apelimin e vendimit për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove dhe konfirmoi dën*imin e saj me katër vjet bu*rg, në një deklaratë për A1, thotë se thashethemet se ajo u arratis ishin të pasakta.
“Kjo është marrëzi. Jam në shtëpi. Kush dëshiron le të udhëroj për kafe. Të ju dërgoj vendndodhjen, një selfie, nuk di çfarë t’ju them, tha Jankullovska.

Me aktvendimet e sjella, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i refuzoi kërkesat e të dën*uarve që i dorëzuan personalisht dhe përmes avokatëve të tyre dhe i konfirmoi aktvendimet e Gjykatës së Apelit – Shkup.
Me këtë janë konfirmuar dën*imet me bu*rg prej dy vjetëve për Nikolla Gruevskin, katër vjet për Gordana Jankullovska dhe 4.5 vjet heqje lirie për Gjoko Popovskin.
Jankullovska është e vetmja e cila do të marrë akt udhëzues për në bu*rg, për shkak se ish-kryeministri Gruevski është azilkërkues në Hungari, ndërsa Popovski tashmë është në bu*rg.

Baby Boo