Jankullovska kërkon gjyqtar tjetër në rastin “Tank”


Gjyqtarja Dobrila Kacarska mbetet kryetare e trupit gjykues në rastin “Tanku” për blerjen e Mercedesit, në të cilën akuzohet ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska.

Kryetari i gjykatës, Ivan Dzolev, mori vendim duke e shpallur si të pabazë kërkesën e avokatëve për përjashtimin e Kacarskës.

Ish-ministrja Gordana Jankulloska kërkon që gjyqtarja Dobrilla Kacarska të mos e gjykoj atë në rastin “Tank”, avokatët e saj, Boro Tasevski dhe Sanja Aleksic, në seancën e sotme paraqitën një kërkesë për përjashtimin e Kacarskës nga ky rast.

Arsyeja për përjashtimin e Kacarskës sipas avokatëve të Jankullovskës është opinion i Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi i dorëzuar më 27 gusht, në të cilin thuhet se gjykata ka devijuar nga praktika e zakonshme e caktimit të seancave dëgjimore dhe se ka sjellje dhe veprime diskriminuese që çojnë në ngacmime dhe shkelje të nderit të Jankulloskës dhe se kjo është një praktikë kërcënuese dhe poshtëruese.

Përndryshe, lënda “Tanku” ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove për nevojat e MPB-së, ndërsa pikërisht në këtë lëndë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u dënua me dy vite burg./Pacensure

Baby Boo