Jankullovska gjatë fundjavës nuk do të jetë në burg


Me ndryshimet e rregullores, gratë e burgosura nga burgu i Idrizovës filluan të shfrytëzojnë të drejtën për dalje gjatë fundjavës.

Ne mesin e tyre është e burgosura Gordana Jankollovska, e cila pas tre viteve pas grilave, fundjavën do ta shfrytëzojë jashtë burgut.

Drejtori i burgut, Zoran Jovanovski shprehet se ka pasur 5 kërkesa për shfrytëzimin e këtyre privilegjeve dhe që të pestat janë aprovuar.

Ndryshe, këto privilegje vinë pasi që Komisioni Anti-diskriminim vërtetoi se të burgosurat janë të diskriminuara me Rregulloren në burgun e Idrizovës, ndërsa Rregullorja u ndryshua nga Drejtoria për Zbatimin e Snaksioneve.

Baby Boo