Janjic: Marrëveshje po, njohje jo


Analisti beogradas mendon se çështja e kufijve dhe e njohjes përfundimtare të Kosovës nga ana e Serbisë do të shtyhet, dhe për një kohë do të vëhet ad acta, por se marrëveshje e obligueshme juridike sigurisht se do të nënshkruhet,

“Fushata mbi përkufizimin e Kosovës, në të cilën bashkërisht marrin pjesë Aleksandar Vucici e Hashim Thaçi ka shkaktuar interesim, dilema e shqetësime në regjion. Kjo flet se ka diçka të kalbur në këtë ide”, thotë analisti politik Dusan Janjic, transmeton gazetametro.net.

Janjic megjithatë parashikon në njërën prej mundësive të zhvillimeve të mëtejme, qetësim të toneve dhe kthim në bisedimet e Brukselit, njoftojnë mediet e BeH-së. Sipas tij, ndarje të Kosovës nuk do të ketë, por pasojat negative të fushatës aktuale do të mbeten, dhe se ato tash janë të qarta. Ato manifestohen me destabilizimin e komunitetit serb dhe destabilizimin e truput politik e shoqëror. Është e dukshme, thotë ai, se një pjesë e kishës [serbe] definitivisht është larg shtetit.

Ky analist mendon se çështja e kufijve dhe e njohjes përfundimtare të Kosovës nga ana e Serbisë do të shtyhet, dhe për një kohë do të vëhet ad acta, por se marrëveshje e obligueshme juridike sigurisht se do të nënshkruhet.

“Kjo do ta ngadalësojë rrugën e Serbisë drejt BE-së. Qysh tash mund të harrojmë vitin 2025 duke iu falënderuar kësaj fushate. Por, i tërë blloku do t’i afrohet NATO-s dhe BE-së. Nga kjo del se duhet së pari në NATO, pastaj në BE. Prandaj, e pres Serbinë më parë në NATO, së në BE, ndoshta në vitin 2025, e pastaj në BE, ndoshta deri më 2030 apo 2032”, thotë Janjic, duke shtuar se nuk mendon se Serbia do ta njohë Kosovën./gazetametro.net

Baby Boo