Jani Makraduli: Jugohromi do të fillojë me punë atëherë kur do ti plotësojë standartet për ruajtjen e mjedisit jetësor


Derisa Jugohrom nuk i plotëson kushtet dhe nuk investon në mbrojtjen e mjedisit nuk duhet të fillojë me punë, ishte decid zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli fuke iu përgjigjur në pyetjes gjatë aksionit për pastrimin e Liqenit të Kozjakut.
– Investitori mori detyrimet e tij dhe për fat të keq vonohet në përmbushjen e këtyre detyrimeve. Jemi të vendosur derisa këto kushte të plotësohen, Jugohrom nuk mund të punojë, tha Makraduli.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinore ka kontaktuar me menaxhmentin e Jugohrom dhe po pret të informohet se çfarë pune është bërë dhe pastaj do të vlerësojë nëse i plotëson kriteret.

Makraduli tha se nuk diskutuan afate të reja për ndërtimin e filtrave, edhe pse vitin e kaluar u njoftua se Jugohrom do të fillojë të punojë në mars ose prill të këtij viti.

Baby Boo