Janevska: Drejtori i konviktit studentor “Pellagonia” ka paguar 570 denarë për kilogram mish pule

Situata që kemi gjetur në shumicën e shkollave dhe konvikteve studentore, e krijuar në kohën e qeverisjes së kaluar, është katastrofike. Në disa prej konvikteve ka indikacione të rënda për krim dhe do të nisim procedurat e duhura për të kërkuar përgjegjësi nga drejtorët e mëparshëm, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare në Kuvend.

“Do të theksoj konviktin studentor “Pellagonija” në Shkup, ku nuk ka ujë të ngrohtë dhe ushqim, ndërsa punëtorët nuk kanë marrë rrogë, sepse është krijuar borxh prej 34 milionë denarë. Por ne e parandaluam kolapsin e plotë, ndamë pesë milionë denarë si intervenim, që së paku të paguhen pagat dhe të sigurohet sigurimi shëndetësor”, tha Janevska.
“Është zbuluar edhe një rast në të cilin drejtori i konviktit ka blerë mish pule me shumicë prej 570 denarë për kilogram, ndonëse çmimi me pakicë në markete ka qenë 270 denarë, ndërsa fëmijët sërish kanë reaguar se nuk po ushqehen sa duhet. “, informoi ministrja.