Janeva, nga burgu në Revizion për bonuset “astronomike”


Vetëm një ditë pasi ajo tha se ishte e pafajshme në rastin Reket, Katica Janeva u soll nga arresti shtëpiak në Entin Shtetëror të Revizionit. Revizorët ia prezantuan raportin pasi analizuan mënyrën se si janë paguar bonuse të larta në PSP. Përveç Janevës, në takim morën pjesë edhe një prokuror nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, ku bëhet një hetim paraprak për bonuset e larta. Arsyeja e takimit ishte detyrimi për të paraqitur të dhënat e revizorit para të gjithë palëve të prekura. Sipas informacioneve të Alsat, revizori tregoi mospërputhje dhe lëshime në pagesën e kompensimeve të larta për PSP-në, mbi bazën e konfidencialitetit.

“Në PSP-në tashmë të shuar, shpërblimet ose shtesat e pagave janë paguar në mijëra euro. Ish-prokurorja speciale Katica Janeva ka marrë më shumë para mbi këtë bazë. Përveç saj, edhe kolegët e saj, prokurorët specialë dhe stafi tjetër që punojnë në Prokurorinë Publike Speciale kanë marrë bonuse”

Për më tepër, Katica Janeva, derisa drejtonte PSP-në, i ka klasifikuar të dhënat për kompensimet me një shkallë të fshehtësisë. Kështu që, Janeva katër vjet jashtë pagës së saj ka marrë 157 mijë euro shtesë. Prokurorët e tjerë specialë morën midis 70,000 dhe 100,000 euro për konfidencialitet. Padi kundërvajtëse kundër prokurorëve në PSP paralajmëroi Antikorrupsioni. Ata nuk i kanë raportuar shtesat e pagave në Komision. Nga ky Institucion thonë se tani prokurorët kanë dy mundësi – të paguajnë gjobë deri në 500 euro, për lëshimin ose nëse nuk paguajnë të nisin procedura kundërvajtëse kundër tyre përpara gjykatës civile.

Baby Boo