Janeva: Hetimet për “Shkupi 2014”, kur të vërtetojmë ku kanë përfunduar paratë


Prokurorja speciale Katica Janeva, sot ka thënë se nuk do të hapin hetime për projektin “Shkupi 2014”, përderisa nuk analizojnë gjitha dokumentet dhe nuk konfirmojnë ku kanë përfunduar paratë e buxhetit dhe cilat persona janë të përfshirë.

Në një konferencë të organizuar nga Transparency International – Maqedoni, Janeva tha se në momentin që Prokuroria Speciale do të mendojë se ka dyshime për vepra të caktuara penale, do të hapin hetime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për “Shkupi 2014″ mblidhen dokumente për rrugën e parave të buxhetit të shtetit, ndërsa kemi një numër të madh të dokumenteve për fasadat, përmendoret dhe ndërtesat dhe për disa vendime të qeverisë për këtë projekt. Por problem është arkivimi dhe mënyra e selektimit të dokumenteve”, tha Janeva.

Ajo shtoi se për PSP-në do të ishin të dobishme edhe raporti i Entit Shtetëror për Revizion, por ajo shtoi se edhe ata kanë qenë të margjinalizuar, ndërsa e njëjta ka ndodhur edhe me vendimet në Kuvend.

Baby Boo