Janë ulur çmimet e importit nga departamenti Koks dhe produkte të naftës së rafinuar


Çmimet e importit nga departamenti Koks dhe produkte të naftës së rafinuar (19) në gusht të këtij viti janë më të ulëta për 1,8 për qind në nivel mujor dhe për 32,7 për qind në nivel vjetor.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, çmimi importues i benzinës për motorë është i njëjtë në nivel mujor, ndërsa më i ulët për 32,4 për qind në nivel vjetor. Te dizeli çmimi i importit është më i ulët për 2,6 në nivel mujor dhe për 35,1 për qind në nivel vjetor, përderisa te autoplini është më i ulët për 2,8 për qind në nivel mujor dhe për 9,1 për qind në nivel vjetor.

Çmimet e importit nga departamenti Koks dhe produkte të naftës së rafinuar (19) janë të dedikuara për rishikim ose monitorim të shpenzimeve të bëra nga ndërmarrjet ndërtimore gjatë realizimit të procesit të ndërtimit. Shfrytëzues kryesorë të të dhënave janë ndërmarrjet ndërtimore, të cilat i referohen lëvizjes së shpenzimeve në kalkulimet gjatë lidhjes së marrëveshjeve për ndërtim.

Baby Boo