Janë shtyrë gjykimet për rastin e aks*identit në Llaskarcë dhe ‘To*rtura’, shkak- infektimet me Kovid


Gjykata Themelore Pe*nale Shkup informoi se janë shtyrë për muajin e ardhshëm gjykimet për rastet – aks*identi me autobus afër fshatit Llaskarcë dhe rastin e njohur për opinionin si “To*rtura”.
“Gjykata Themelore Pe*nale Shkup informon mediat dhe organizatat joqeveritare që ndjekin seancat, se janë shtyrë gjykimet për rastet me K.nr. 1407/19 në lidhje me aks*identin e autobusit afër fshatit Llaskarcë, që ishte caktuar më datë 30.03.2021 dhe rastin K.nr 1959/17 i njohur për opinionin si “To*rtura”, e caktuar më datë 02.04.2021″, informojnë Gjykata Themelore Pe*nale Shkup.

Sipas Gjykatës arsyet e pro*longimit të këtyre seancave janë për shkak të infektimeve me kovid të njërit prej anëtarëve të gjykatës dhe një të ak*uzuari.
“Lënda K.nr. 1407/17 shtyhet për shkak të izolimit dhe testit pozitiv me Kovid të një anëtari të këshillit gjyqësor dhe një prej avokatëve mbrojtës, ndërsa seanca e radhës është caktuar për më 20 prill 2021.

Ndërsa çështja K.nr. 1959/17 shtyhet për faktin se nga një nga të ak*uzuarit ishte paraqitur njoftim se është pozitiv për me Kovid dhe është në izolim. Seanca e ardhshme për këtë rast është caktuar për 15.04.2021, ndërsa për ndryshime të mundshme në termine, palët dhe publiku do të njoftohen në kohën e duhur”, informojnë Gjykata Themelore Pe*nale Shkup.

Në rastin e aks*identit të autobusit në Llaskarcë, i cili ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar ku humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lë*nduan, të ak*uzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën pe*nale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski ak*uzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës pe*nale.

Ndërkohë rasti “To*rtura” ka të bëj me arr*estimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arr*estimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë a*ktit të arr*estimit të përdorë dhu*në fizike dhe psikike. Të dy*shuar në këtë rast janë Sasho Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB.

Baby Boo