Janë regjistruar gjashtë raste të reja me coronavirus në Kumanovë


Në 24 orët e fundit, Qendra për Shëndet Publik-Kumanovë ka regjistruar gjashtë persona të infektuar rishtazi nga Covid 19.

Drejtori i Qendrës, Arif Latifi informoi se dy persona janë nga Komuna e Kumanovës, ndërsa katër persona nga Komuna e Likovës.

“Kemi dy persona të infektuar të ri nga fshati Llojan i komunës së Likovës. Pacientët e tjerë të rinj nga të dy komunat vijnë nga grupe tashmë të njohura”, tha Latifi.

Dy personat e vdekur në Klinikën për Sëmundje Infektive janë nga Komuna e Likovës – një paciente 47-vjeçare e pranuar më 12 qershor dhe një paciente 59-vjeçar e pranuar në spital më 14 qershor.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në rrethinë e Kumanovës që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 709 persona.

Baby Boo