“Janë nën rrënoja”, djali shpërthen në lot kur pyet për familjen. E vërteta është edhe më e rëndë


Ky djalë u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Siri të mërkurën, dy ditë pas tërmetit vdekjeprurës që i mori jetën mbi 16 mijë personave. Pamjet e përcjella nga Reuters tregojnë Helmetat e Bardha që i mbajnë dorën djalit, i cili ishte varrosur për së gjalli nga rrënojat e ndërtesës, përpara se ta nxjerrin prej andej me sukses. Momenti shoqërohet me brohorima gëzimi.

Djali mund të dëgjohet teksa pyet për prindërit e tij e më pas shpërthen në lot, kur një prej shpëtimtarëve i thotë se familja është ende nën rrënojat e ndërtesës 5 katëshe.

Më pas në një postim në Twitter, Helmetat e Bardha e identifikuan djalin me emrin “Moaz” dhe thanë se familja e tij, fatkeqësisht kishte vdekur.

Numri i viktimave në Siri është rritur në të paktën 3,162./

Baby Boo