Janë gjetur 17 emigrantë tek udhëkryqi për në Radovish


Nën mbikalimin në rrugën magjistrale Strumicë – Shtip, tek udhëkryqi për në Radovish mbrëmë rreth orës 21:00 nga nëpunësit policorë nga stacioni policor Radovish janë gjetur 17 persona-emigrantë, nga të cilët dy nga Pakistani, një nga Somalia, pesë nga Irani dhe nëntë nga Afganistani.

“Në afërsi të mbikalimit, afër rrugës për në Radovish, është gjetur edhe një automjet motorik ‘reno laguna’, me targa të Tetovës, për të cilën emigrantët e gjetur deklaruan se ishin transportuar nga ai”, kumtuan sot nga MPB-ja.

Me urdhër të Prokurorit publik, emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e përkohshme për trazit Vinojug-Gjevgjeli për procedurë të mëtejme. Punohet në zbardhjen e rastit.

Baby Boo