Janë gjetur 13 persona emigrantë nga Pakistani në automjetin “seat altea” në Veles


Në kryqëzimin e Velesit në drejtim të Shën Nikollës, në mëngjes rreth orës 06:00 nëpunësit policor kanë vërejtur një automjet udhëtues “seat altea” me targa të Shkupit për të cilin kanë ekzistuar njohuri se është pararendës në rastin e fshehjes së emigrantëve.
Siç kumtuan nga MPB, në automjet janë gjetur 13 persona emigrantë nga Pakistani.

“Prejse janë nisur pas automjetit, nëpunësit policor kanë vërejtur një automjet tjetër “audi a8” pa targa i cili ka kaluar pranë tyre me shpejtësi të madhe, Pas një kohe të shkurtër automjeti “audi” është gjetur në afërsi të f. Saramzalino, komuna e Lozovës dhe në të janë gjetur 13 emigrantë nga Pakistani”, sqarohet në kumtesë.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas drejtimit të tij një pjesë e emigrantëve do të akomodohen në Qendrën pranuese për të huaj në Gazi Babë, ndërsa një pjesë tjetër në Qendrën tranzituese në Gjevgjeli. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Baby Boo