“Janë dy profeta, Meka nuk është qytet i profetit Muhamed, ai është i sajuar” – Hoxha Tim Shkupi kritikon hoxhallarët kosovarë


Hoxha nga Shkupi, Tim Shkupi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Paradoks me Vehbi Kajtazin”. Ai në këtë intervistë ka bërë deklarime të forta lidhur me fenë islame, ku ka thënë se profeti Muhamed është i sajuar dhe se janë dy Muhameda.

Ai ka thënë se hoxhallarët e keqinterpretojnë Kuranin ose me qëllim ose nga padituria.

“Qëllimisht, këto informacione njerëzit i kuptojnë, kolegët e mi e kuptojnë që Timi është njohësi më i mirë i Kuranit”, tha hoxha nga Shkupi.

Hoxha nga Shkupi ka thënë se ekzistojnë dy Muhameda dhe se nuk është obligim të shkohet në haxh në Mekë.

Do të nisem, si zakonisht thojnë Tim Shkupi nuk i pranon hadithet, librat e Baghdadit. Po kthehemi te Ilahi që na e ka lënë me tërë këtë investim që e ka bë, a ka nevojë për shtëpia, për guri të zi, a ka nevojë ti me shku në Mekë?”

“Muhamedi i Kuranit është krejtësisht tjetër prej Muhamedit të Bashkësisë Islame ose siç i quaj unë ‘Islamska Zajednica’.”

Këta e kanë Muhamedin e Baghdadit.”, tha ai.

Ai ka thënë gjithashtu se njerëzit myslimanë nuk e kanë obligim të shkojë në Mekë. /Paparaci.com/

VIDEO

Baby Boo