Janë arrestuar 32 vajza nga objekte hotelierike në Tetovë


Në një aksion kontrolli të MPB-së në dy objekte hotelierike në Tetovë, dje janë arrestuar 32 vajza nga rajoni.

Siç kumtoi MPB-ja, në aksionin që është zhvilluar nga 23 deri në ora tre të mëngjesit, në dy objektet policia ka gjetur dhe ka arrestuar 22 shtetase të Shqipërisë, një të Kosovës, dy të Serbisë dhe shtatë të Maqedonisë.