Janakievski do ta “festojë” ditëlindjen në Gjykatë


Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski sot mbush 40 vjet. Edhe pse sot ka ditëlindjen, ai disa orë do të kalojë në Gjykatën Penale, pasi që për momentin po zhvillohet seancë e re gjyqësore për rastin “Trajektorja”, informon MEDIAL.

Në seancën e sotme do të prezantohen SMS porosi të këmbyera mes të akuzuarve, a që kanë të bëjnë me ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinovë-Shtip.

Në këtë lëndë përveç Janakievskit si të akuzuar tjerë janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zv/kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërre”, Lupço Georgievski./PC

Baby Boo