Jam nënë e tre fëmijëve dhe e pa punë, Arta Bajrami me kritika ndaj Qeverisë


Në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qeveria ua mundësoi kontributdhënësve që të tërheqin 10% të shumës së mbledhur nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Brenda një periudhe shumë të shkurtër mbi 50% e qytetarëve që kanë kursime në Trust aplikuan për tërheqjen e 10%.

Por, këtë mundësi nuk e ka shfrytëzuar këngëtarja, Arta Bajrami.
Arta Bajrami thotë se nuk ka aplikuar për tërheqjen e Trustit, ndërkaq që drejton kritika të ashpra ndaj Qeverisë për mospërkrahje ndaj familjeve të cilave u janë përgjysmuar të ardhurat.

“Jo nuk kam aplikuar, unë e kam një pyetje për shtetin. Ne, familjet që e shtojmë popullsinë natalitetin unë personalisht kam tre fëmijë dhe nuk jam duke punuar për shkak të pandemisë siç dihet, pse nuk marrim shtesa për fëmijët si në shtetet e zhvilluara apo në fakt nuk jemi shtet i zhvilluar sepse Qeveritë e kanë pasuruar veten”, tha Arta Bajrami

Baby Boo