“Jam në gjak me 70 familje, kam 150 vepra në polici” – Deklaratat e “Kobrës” (VIDEO)


Dibran Hoxhaj i njohur si ‘KOBRA’, ka 150 vepra penale në polici. Nga njerëzit njihet si një njeri me të shkuar kriminale, por edhe si një bamirës i rregullt dhe besimtar i devotshëm mysliman.

Ai gjatë një interviste ka rrëfyer jetën e tij, si dhe dha një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë.

“Kam kërkuar falje, edhe jam penduar. Nuk mburrem me atë që dikush është lënduar nga unë, nuk kanë qenë veprime të qëllimshme. Por kur dikush të del para me pistoletë, unë nuk mund të dal ta pres me daulle. U kërkoj falje edhe personave që nuk kanë bërë ankesë në polici. Ka raste që dikush nuk e ka pranuar faljen time. Janë 70 familje që jam si në gjak”, tha Dibrani në Shqipëria Live.

Baby Boo