“Jam ku më le…” Donaldi publikon këngën, detaji që zbulon se kujt i dedikohet (VIDEO)


Ashtu siç kishte paralajmëruar, Donald Veshaj ka publikuar këngën e titulluar “Nuk Je”. Prej fillimit, fansat ishin të bindur se ishte një dedikim për Bora Zemanin, ngase në rrjete sociale qarkulloi një video ku Donaldi po i tregonte Semit brenda shtëpisë së Big Brother se do t’i dedikonte Borës një këngë me një pjesë teksti ku thotë: “Jam idiot, ama jam idiot jot”.

Pikërisht kjo pjesë teksti ndodhet në këngën e re.
Megjithatë, tashmë që kënga është publikuar, një tjetër detaj na bind se kënga është posaçërisht për moderatoren bukuroshe.

Në fund të klipit, shfaqet numri “5” që është data kur Bora dhe Donaldi kanë nisur romancën mes tyre.

Kujtojmë se një javë pas hyrjes në Big Borther, Donaldi takoi Borën, edhe pse ishin të ndarë, dhe kjo u mor nga të gjithë si pajtim mes tyre.

Megjithatë, Donaldi pas hyrjes së konkurrentes së re, Beatrix Ramosaj, u deklarua si beqar dhe nisi një romancë brenda shtëpisë me të që mbeti vetëm brenda mureve të shtëpisë vip.
Pas daljes nga Big Brother, Trixa dhe Donald i dhanë fund lidhjes së tyre, ndërsa Bora në lidhje me historinë e trekëndëshit ku bën pjesë ka reaguar vetëm njëherë ku ka thënë se nuk dëshiron ta gjykojë.

Baby Boo