Ja vendimet e fundit të Qeverisë së Maqedonisë


Qeveria në seancën e djeshme pranoi Informacionin për punësimet në shkollat fillore dhe të mesme dhe solli vendim Ministria e Arsimit dhe Shkencës të kërkojë pajtueshmëri nga Ministria e Financave për punësimin e personave me orar të papërcaktuar të punës, për vende pune për të cilat mund të realizohet orari i plotë i punës.

Lidhur me zgjidhjen e problemit të lindanit në SH.A Ohis- Shkup, Qeveria në seancë formoi grupin e punës të përbërë nga: d-r Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Sadulla Duraku, ministër i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe d-r Adnan Qahil, ministër pa resor. Ky grup pune në afat prej 3 muaj duhet ta informojë Qeverinë për zgjidhjet e mundshme të këtij problemi shumëvjeçarë.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për instrumentin për mbështetje- grante të koofinancuara për vendosje, funksionim dhe investime të akceleratorëve afarist- teknologjik, që u miratuan në seancë, do të ndahet mbështetje financiare për vendosjen (opsionale) dhe funksionimin e akceleratorëve, implementimin e programit para- financiar dhe investimeve. Përmes këtij Instrumenti, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik siguron mbështetje financiare deri në 75% nga buxheti i përgjithshëm i projektit, për vlerën maksimale prej 500 mijë euro për shpenzime operative. Shërbimet që do t’i sigurojmë akceleratorët do të destinohen për ndërmarrjet e sapoformuara start- ap dhe do të dedikohen për: hapësira të zyrave, mbështetje administrative, trajnim, këshillim dhe/ose mentorim, qasje deri tek resurset për mbështetje të biznesit si dhe investime financiare.

Ndërsa me ndryshimet e Rregullores për instrumentin për mbështetje- grante të koofinancuara për ekstension teknologjik, parashikohet mbështetje për miratimin dhe aftësimin e teknologjive inovative dhe të avancuara dhe përmirësimin e proceseve afariste në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Maqedonisë. Edhe për këtë instrument, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, siguron financim prej 50% nga buxheti i përgjithshëm i projektit, në vlerë maksimale prej 500 mijë euro.

Baby Boo