Ja sulmon qenin me thikë, arrestohet 60 vjeçari nga Negotina!


Dje (26- prill) rreth orës 16:30, në Gorjanë të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 60-vjeçarin G.Sh. nga Negotino-Pologut.

Ai dyshohet se me datën 15 të këtij muaji rreth orës 16.00 ka plagosur me mjet të mprehtë një kafshë shtëpiake në pronësi të 68-vjeçarit Xh.N. i cili kishte raportuar për plagosjen e bagëtisë në mbrëmje. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet dhe ndaj G.Sh. do të vijojë parashtresa përkatëse.

Baby Boo