Ja si prodhohet qumështi pluhur për bebe!


Madrid, stafi i gazetës ABC ka parë nga afër procesin e përgatitjes së qumështit të formulës për bebe, në një nga fabrikat më moderne në botë të ndërtuar në Madrid. Opsioni i parë është ushqyerja me gji. Kështu thekson OBSH, por edhe kompania Nutriben, e specializuar në prodhimin e formulave të qumështit për bebe.

“Konsiderojmë që ushqyerja me gji duhet të mbahet të paktën deri në muajin e gjashtë, por ka edhe raste kur për arsye të ndryshme nëna nuk mund ta ushqejë të porsalindurin me gji. Për këtë, prej mbi 50 vitesh punojmë për të mbuluar nevojat e këtyre nënave qe edhe pse nuk mund t’i ushqejnë fëmijët me gji, të kenë një opsion të sigurt dhe të garantuar për mirërritjen e fëmijëve të tyre.” – thekson Isabel Pey, Drejtoresha e Prodhimit e kompanisë Nutriben.

Gjatë vitit të kaluar kjo komani hapi ne Madrid fabrikën e saj të re dhe më moderne në botë për prodhimin e qumështit të formulës. Në një hapësire prej 5.200 metrash katrorë prodhohen 6.500 ton qumësht, por fabrika ka kapacitet për te prodhuar deri në 12.000 ton, i cili shpërndahet aktualisht në 26 shtete të botës, edhe pse 70% e prodhimit konsumohet nga tregu vendas. Këto dite ajo ka hapur dyert për të vizituar dhe parë nga afër se si prodhohet qumështi për bebe në këtë fabrikë që është fjala e fundit e teknologjisë.

Procesi fillon në magazinën ku grumbullohet lënda e parë, (deri ne 60 ingredientë të ndryshëm), që shërbejnë për prodhimin e të gjitha llojeve të formulave Nutriben. Në një sallë ngjitur, procedohet me kontrollin dhe peshimin e lëndëve të para minoritare, ku një sistem i informatizuar garanton precizon të plotë në lidhje me sasinë ekzakte të çdo ingredienti që duhet të përmbajë secila kuti qumështi Nutriben. I gjithë informacioni regjistrohet në një barkod i cili përmban të gjitha detajet: datën, orën, numrin e lotit, prejardhjen e lëndës së parë, personelin që ka punuar gjatë prodhimit, etj.

Më pas, i njëjti proces kryhet edhe në sallën e peshimit të ingredientëve mazhoritarë si qumësht i skremuar, maltodextrine, laktozë, etj. “Për prodhimin e 30 toneve qumësht përdoren 200 kg mikronutriente dhe pjesa tjetër janë makronutriente.” – shpjegon Z. Javier Morales, Drejtor i Kërkim-Zhvillimit pranë kompanisë Nutriben. Ne sallën e kontrollit të procesit të përzierjes, një sistem totalisht i automatizuar garanton që përzierja e ingredientëve në produktin final të jetë identike. Për këtë procesi i përzierjes zgjat 8 orë.

Lëngu i përftuar në këtë mënyrë injektohet me presion në sallën e tharjes, në një depozitë tharje që zë 5 kate lartësi të godinës. “Kulla e tharjes e cila është 35 m e lartë dhe me një diametër prej 10 m, e mban gjatë gjithë procesit temperaturën e produktit konstante në 30°C. Për ta realizuar atë, është dashur që godina të ndërtohet rreth saj dhe jo e anasjellta. I gjithë procesi mundëson që produkti përfundimtar të ketë tretshmëri maksimale” – shpjegon Z. Javier Morales. Qumështi pluhur i prodhuar në këtë mënyrë kalon i ruajtur në qese hermetike në procesin e kontrollit të cilësisë.

Pa kaluar procesin e analizës dhe kontrollit produkti nuk del nga kjo magazinë. Përgjigjet e analizave zgjasin 1 javë. “Me marrjen e aprovimit final për konsumin e produktit, kalohet në procesin e ambalazhimit automatik, ku paraprakisht një aparaturë injekton ajër me presion brenda çdo kanaçe për të realizuar largimin e çdo partikule sado mikroskopike pluhuri nga brendësia e tyre, si edhe kalohet në dritën ultraviolet e cila bën dezinfektimin e tyre.” – thekson Drejtori i Kërkim –Zhvillimit.

Ne mënyrë automatike dhe me anë të një procesi zinxhir, produkti futet në çdo kanaçe së bashku me një luge dozifikuese, kalohet në një proces me ozon i cili garanton ruajtjen e produktit gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë. Në fund procedohet me vendosjen e kapakut që mbyll hermetikisht secilën kanaçe, kalohet në futjen e tyre në kuti kartoni dhe në paleta, të gatshme për tregun e konsumit.

Baby Boo