Ja si është gjendja në pikat kufitare sot për hyrje-dalje nga vendi


Qarkullimi në rrugë po zhvillohet pa probleme në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë qendrave të qytetit është mesatar, tha Lidhja e Automjeteve. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, siç theksojnë nga Lidhja e Automjeteve, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

LMMA rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Baby Boo