Ja si do të jetë çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari, publikohen tarifat


Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë nga 1 janari ulet për 5.16 për qind për bllokun e parë, për bllokun e dytë dhe tarifa e lirë mbetet e njëjtë, për bllokun e tretë rritet për 2.88 dhe për bllokun e katërt për 1.86 për qind, njoftoi kryetari i kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Me këtë, siç theksoi Bislimoski, u mundësua vendosja e tarifës për qasje në rrjet prej 200 denarë në muaj. Në të kundërtën, në bllokun e parë do të kishte rritje për 3.4 për qind, në të dytin për 8.62, në të tretin me 9.46 dhe në bllokun e katërt me 4.92, ndërsa tarifa e lirë do të ishte rritur për 15.42 për qind.

Gjithashtu, siç tha ai, kanë bërë të mundur uljen e tarifës së rrjetit me gati 23 për qind.

“Me konceptin e ri, qasje në rrjet, është bërë ndarja e drejtë e kostos së rrjetit ndërmjet përdoruesve të rregullt dhe atyre konsumatorëve që herë pas here i shfrytëzojnë objektet”, tha Bislimoski, duke theksuar se vendimi ka për qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Baby Boo