Ja si dënohen dhe ekzekutohen tre pedofilë


Tre pedofilë, të cilët përdhunuan dhe vranë një djalosh, u ekzekutuan publikisht dhe u varën në një vinç.

Pamjet vijnë nga Sana, kryeqyteti i Jemenit.

Tre personat u dënuan për përdhunimin dhe vrasjen e një 10-vjeçari.

Pasi i shtrinë fillimisht përtokë secilin nga të dënuarit, një polic i qëlloi me nga pesë plumba.

Trupat e vdekur i varën, ndërkohë që turma ndiqte gjithçka.

Ky ekzekutim vjen pas një tjetër varje publike. Një 22-vjeçar u dënua për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një 4-vjeçareje.

Baby Boo