Ja sa të sëmurë të rinj nga Kovid-19 evidentohen sot në Kumanovë


Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit evidentoi, 17 të sëmurë të rinj nga Kovid-19, të gjithë nga Kumanova, njoftuan sot kompetentët nga institucioni publik shëndetësor. Janë shëruar 74 pacientë.

“Të sëmurët e rinj vijnë nga klastere të njohura. Ata thonë se kanë pasur kontakt me të sëmurë paraprak nga familjet dhe vendet e punës”, deklaroi drejtori i Qendrës, Arif Latifi.

Janë bërë 23 testime prej të cilëve, 19 përmes “Termini Im” dhe një testim i kryer sipas indikacioneve epidemiologjike.

Që nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës dhe të Likovës, të diagnostikuar me Kovid janë 1.513, ndërsa për momentin aktivë janë 281 raste.

Baby Boo