Ja sa të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri


8 raste të reja pozitiv me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, mes të cilëve 2 janë pjesë e personelit mjekësor në Shkodër dhe Kukës dhe 6 raste të tjera janë në Tiranë. Kjo e çon numrin e rasteve të infektuar me koronavirus në 475 të prekur, ndërsa Kukësi shtohet për herë të parë në hartën e të prekurve me COVID-19 dhe zgjerohet në Tiranë e Shkodër.

Vetëm gjatë 24 orëve janë kryer 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës.

Gjithashtu me numrin e ulët të të prekurve gjatë 24 orëve të fundit, vjen dhe lajmi i mirë, ku 16 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e personave që kanë fituar betejën e tyre në 248 pacientë.

Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste. Ndërsa grafiku i të gjithë ecurisë së kurbës së koronavirusit tregon një qëndrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit.

Baby Boo