Ja sa raste me Covid-19 po hospitalizohen në Klinikën Infektive, një në gjendje kritike


50 raste me Covid-19 janë duke u hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gjendja shëndetësore e 40 prej rasteve është stabile, ndërsa 9 raste janë në trajtim me oksigjenorterapi dhe përkujdesje intensive, njofton Klan Kosova.

Po ashtu në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

”Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19 pozitiv.

Gjendja e pacientëve të sëmurëve me Covid -19, është si vijon:

40 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.

Raport i hartuar nga

Dr: Sadije Namani, Specialiste-Infektologe”.

Baby Boo