Ja sa raste me Covid-19 janë regjistruar në çerdhe deri më tani


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska vlerëson se gjendja me pandeminë nëpër çerdhe është nën kontrollë. Shahpaska theksoi se këtë e dëshmojnë shifrat e Covid-19 nëpër çerdhe.

“Që nga hapja e çerdheve më 9 shtator deri më sot janë regjistruar gjithsej 33 fëmijë pozitiv me Covid-19 dhe 109 të punësuar nëpër çerdhe.

Për momentin në izolim janë 107 të punësuar dhe 650 fëmijë” informoi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jagoda Shahpaska.

Baby Boo