Ja sa persona nuk e kanë respektuar orën policore, ndërsa për 70 janë dhënë vendime për izolim për shkak të Kovid-19


Në 24 orët e kaluara në nivel të gjithë shtetit 40 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me çka janë arrestuar 29 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa adekuate, bënë të ditur nga policia.

Në periudhën e njëjtë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 70 personave iu janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 25 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve të policisë janë bërë kontrolle te persona në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.

Baby Boo