Ja sa persona nuk e kanë respektuar ndalesën për qarkullim të lirë në Tetovë në 24 orët e fundit


Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (18/19-maj) që ka të bëj me urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 17 persona (TE-7 dhe GV-10), të cilët nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).

Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 23 persona të rij në Tetovë, të cilët janë në izolim me vendime nga Inspektorati shtetrorë sanitar dhe shëndetsorë, ku janë kontrolluar 220 persona (TE-119 dhe GV-1) kurse deklaratë për vet-izolim nuk ka pasur të nënshkruar persona të rij, por është kryer kontroll ndaj 121 personave në vet-izolim (TE-59 dhe GV-71).

Gjithashtu, prej kur ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, ndaj 301 personave janë ndërmarrë masa, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Baby Boo