Ja sa persona kanë shkelur orën policore, dhe sa prej tyre janë arrestuar


71 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 55 prej tyre janë arrestuar, ndërsa pjesës tjetër u janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Po ashtu në 24 orët e kaluara, 32 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 47 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim. Gjithashtu nëpunësit policor kanë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetëizolim dhe nuk është regjistruar asnjë person që nuk e ka respektuar masën e izolimit dhe vetëizolimit.

Baby Boo