Ja sa para ia harxhuan shtetit për një vit koordinatorët e Haradinajt


Ish kryeministri Ramush Haradinaj kishte bërë koordinatorë, Rexhep Hotin, Besnik Tahirin, Mendim Rugovën, Fatos Makollin, Burim Ramadanin dhe Avdullah Hasani, ku ky i fundit ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së djeshme.

Koordinatorët u emëruan në data të ndryshme dhe paga mujore e një koordinatori ishte 1 mijë e 270 euro në muaj.

Nëse llogaritet paga vjetore e një koordinatori, i bie se të gjithë koordinatorët së bashku veç për paga ia kanë harxhuar buxhetit të shtetit rreth 100 mijë euro, pa llogaritur këtu edhe pagat e një asistenti dhe dy këshilltarëve që kanë pasur t’i angazhojnë.

Besnik Tahiri, koordinator nacional për Reforma Shtetërore u emërua 16 mars të 2018, dhe në Antikorrupsion ka deklaruar pagë vjetore 20 mijë e 786 euro që në muaj i bie 1732 euro.

Përmes një postimi në Facebook, Besnik Tahiri, ishte i pari që bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore. Ai ka shkruar se përgjegjësitë e këtij funksioni janë bartur në departamentet brenda zyrës së Kryeministrit.

E njëjtë si Besnik Tahiri ka vepruar edhe një koordinator tjetër, Fatos Makolli, që ishte emëruar koordinator kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmi. Ky i fundit nuk dihet sa ka pasur rrogën saktë pasi nuk e ka deklaruar pasurinë në Antikorrupsion.

Rexhep Hoti, koordinator nacional për Kulturë dhe Rini u emërua me 29 maj të 2018 dhe sipas deklarimit të pasurisë që ka bërë më 2019-të ka marrë page vjetore në vlerë 15.246 euro, që i bie 1270 euro në muaj – 15.246 euro.

Mendim Rugova në pozitën e koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çashtje të Ambientit ishte emëruar më date 29 maj të 2018-të. Në vitin e kaluar në AKK kishte deklaruar pagë mujore në vlerë 1,732 euro në muaj.

Baby Boo