Ja sa pacientë mjekohen në Covid-qendrat në Shkup


Në Covid-qendrat në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 35 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me korona virus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit arrin 474.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur gjithsej 20 pranime, edhe atë dy pacientë janë hospitalizuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, pesë në Covid – qendrën në Klinikën për Neurologji, shtatë të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për Dermatovenorologji, dy në Klinikën për Nefrologji, ndërsa pesë në Klinikën e sapohapur për Sëmundje të Syve. Në kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur pesë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive janë pranuar 10 persona.

Gjatë ditës së fundit, në shtëpi janë lëshuar nëntë pacientë të shëruar.
Për momentin, në Covid – qendrën e Klinikës Dermatologjike trajtohen 24 pacientë, në Klinikën për Neurologji 37 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 54 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën për Gastroenterohepatologji trajtohen gjithsej 26 persona, në Kovid – qendrën e Klinikës për Nefrologji për momentin janë të sistemuar 24 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje të Syve 12 pacientë.

Baby Boo