Ja sa pacientë me COVID19 ka në Çair dhe Saraj!


Komuna Karposh me 27 raste është komuna “më e sëmurë” në Shkup nga Koronavirusi.
Në territorin e Shkupit deri tani janë konfirmuar 134 raste me Koronavirus, tregojnë statistikat e Institutit për Shëndetësi Publike. Sipas këtyre statistikave, në vend të dytë janë komuna Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Qendër me nga 20 raste.

Pasojnë Gjorçe Petrov me 11 raste, Aerodrom me 8, Sopishta me 7, Buteli 4, Çairi 3 dhe Ilindeni 2 raste. Në komunën Saraj nuk është regjistruar asnjë rast, e as në Studeniçan.
Në Shkup ka edhe 11 pacientë me Koronavirus që janë nga qytet tjetër, si dhe një shtetas i huaj.

Baby Boo