Ja sa pacientë janë hospitalizuar në Kovid-Qendrat në Shkup për 24 orë


Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 10 pacientë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Gjithsejtë 243 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po kurohen nëpër repartet infektive të kryeqendrës, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur katër pranime të reja. Në Kovid-Qendrën në Spitalin “8 Shtatori” ka pasur 3 pranime të reja të pacientëve dhe 3 në Klinikën Infektive. Gjatë 24 orëve të fundit 4 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Baby Boo