Ja sa pacient janë të shtrirë në spitalet në të gjithë vendin


911 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj virusit korona, trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin. Minisria e Shëndetësisë njofton se në të gjitha spitalet ka rreth 500 shtretër të lirë.

Në 24 orët e kaluara në spitalet në qytete në të gjithë vendin është raportuar se po trajtohen gjithsej 536 pacientë: në Manastir 35 persona, në Shtip 55, në repartin infektiv në Tetovë ka 21 pacientë, 27 pacientë po trajtohen në Veles, 80 pacientë në Kumanovë, në Prilep 66 pacientë, qendra Covid në Ohër ka 60 persona të shtruar, 51 pacientë në Strumicë, në Qendrën Covid në Gostivar dhe në atë në Kavadar nga 27, 26 në Koçan, në Strugë 25 pacientë, 12 në Gjevgjeli dhe në Dibër dhe 11 pacientë kovid në Kërçovë.

“Të gjitha pavijonet e spitaleve klinike kanë spitale që kanë qasje në oksigjen dhe nëse është e nevojshme, pavijonet do të zgjerohen më tej”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Baby Boo