Ja sa pacien me Covid-19 po kurohen në repartet infektive të vendit


Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-qendrat në spitalet e vendit është raportuar se kurohen 857 pacientë pozitiv ndaj Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 81 pacientë pozitiv ndaj koronavirusit Kovid-19,. Në repartin infektiv në tetove, 43 pacientë, në Veles 60 pacientë, ndërsa në Kumanovë 110 pacient pozitiv ndaj Kovid-19. Në Kovid qendrën në Ohër janë hospitalizuar 100 pacientë, në Prilep 128, në Gostivar 73, në Strugë 38. Në spitalin e Strumicës 63 pacientë, në Koçanë 17, në Kërçovë 20, Kavadar 42 ndërsa në Gjevgjeli 15 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të prekur nga Kovid-19 të cilët po kurohen në repartet infektive në kryeqendër dhe në spitalet tjera të vendit është 1318, ndërsa rreth 130 shtretër janë të lira në Kovid-Qendrat

Baby Boo