Ja sa orë pritet në “Tabanoc”, në “Bogorodicë”


Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në Vendkalimin Kufitar “Tabanoc” për të hyrë në vend pritet rreth dy orë, ndërsa në Venkalimin Kufitar “Bogorodicë” për dalje nga vendi, zgjat rreth 45 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

LAMM rekomandon përshtatshmëri të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe qarkullim të kujdesshëm të automjeteve. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Baby Boo