Ja sa milionë turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë 2019


I ftuar në “Dritare me Rudinën” që edhe këtë të martë u zhvendos në ambientet e “Prestig Resort” në Golem, në një emision dedikuar turizmit, ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se edhe pse 2019 shihej si një vit problematik për turizmin, për shkak të situatës politike, numri i turistëve është në rritje.

Ai tha se ndryshimet janë gjithnjë e më shumë pozitive, çka solli që në vendin tonë të hyjnë 6,7 milion të huaj këtë vit.

“O ishte sezon me probleme 2019, me shumë frikëra, plasi këtu, plasi aty, do ndodhi s’do ndodhi, molotovi debati, sherri, a do ndodhi Shqipëria të kthehet në 1997, dhe numri i turistëve është në rritje. Kriza politike ndikoi shumë ndikoi.” theksoi Klosi.

Ndërkohë edhe Kreu i Unionit Turistik Rrahman Kasa, u shpreh se situata politike, u ndje shumë te operatorët turistikë, pasi kontratat janë mbyllur shumë vonë për shkak të pasigurisë politike në vend.

“Nuk kanë ardhur ende operatorët që të mbyllim kontratat, kur ne kontratat i mbyllnin që në maj, për vitin tjetër, sepse prisnim ca ndodhte me 30 qershorin. Sepse thonin, nëse atje ndodh një përplasje civile përse duhet të vijmë ne të mbyllim kontratën se kush është ai turist që do të vijë në një luftë civile.” tha Kasa.

Sa i përket problematikave të hasura Kasa tha se vetëm një ditë më parë në Koman, pavarësisht rrugës së keqe që është atje, ka patur 300 turistë, por shkojnë atje për shkak edhe të bukurisë që ka.

Ndërsa foli për planin operacional të Policisë së Shtetit, zv/ministrja Voda u shpreh se plani për turizmin është hartuar në muajin e parë të vitit.

“Me shumë seriozitet, për shkak edhe të një eksperience, ka pas një bashkëpunim dhe një task forcë, që funksionoi shumë mirë dhe nxorëm mësime, ndaj një plan të përgjithshëm operacional ne e kishim që në janar.” -tha Voda, ndërsa shtoi se nga 1 maji e deri më 1 korrik kanë hyrë 1 092 623 shtetas të huaj dhe mbi 200 mijë kanë hyrë vetëm në Rinas, ndërsa sqaroi edhe lehtësitë në pikat kufitare me qëllim shmangien e radhëve.

“Iniciativë jo vetëm me Kosovën, për pika të përbashkëta të kalimit kufitar, në sensin që do funksionojë një hyrje dhe një dalje, që do të thotë të mos ketë kontrolle të dyfishta dhe kjo pikërisht për të shmangur radhët e gjata, mërzitjen e turistëve që rrinë. Me Maqedoninë jemi në negociata për pika të përbashkëta. Në Han të Hotit kemi në pikë të përbashkët. Fluksi është i madh.” tha Voda.

Ministri tha se ndryshimet janë gjithnjë e më shumë pozitive, çka solli që në vendin tonë të hyjnë 6,7 milion të huaj këtë vit.

Ka edhe problematika, Rrahmani e ka të drejtë atë që unë jam shumë më kritik për sektorin e turizmit. Ne duhet të kemi një lloj krenarie se në krahasim me vendet e rajonit ne po ecim shumë shpejt. Kemi një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Flas me hyrjet në kufi, janë 6,7 milionë të huaj që hyjnë në vendin tonë këtë vit. Duke u rritur numri, rritet edhe kërkesa për të rritur çmimet, për tu bërë vend më atraktiv”,- shtoi ai.

Baby Boo