Ja sa komuna fituan partitë shqiptare


Nga rezultate të procesuara deri më tani mësojmë se në Maqedoninë e Veriut, nga zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 dhe 31 tetor partitë shqiptare kanë fituar 15 komuna.

10 komuna do të udhëheqë BDI, edhe atë Likovën, Sarajin, Pllasnicën, Strugën, Kërçovën, Dollnenin, Çairin, Bogovinën, Tearcën dhe Haraçinën.

Nga dy komuna do të udhëheqin Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. ASh do të udhëheqë me Gostivarin dhe Vrapçishtin, ndërkaq Besa me Zhelinën dhe Tetovën.
Ndërkaq një komunë, Studeniçanin do të udhëheqë Partia Demokratike Shqiptare.
Për komunën e Dibrës do të vendoset 14 nëntor, pasi dje kishte rivotim një një vendvotim.

Baby Boo