Ja sa euro për megavat në orë ofroi EMV

ilustrim

Ka përfunduar tenderi për Furnizuesin Universal. Nga EVN Home njoftojnë se thirrjes i është përgjigjur vetëm EMV dhe ka bërë ofertë – ta shesë energjinë e prodhuar me çmim gati 20% më të lartë se ai aktual, që është 41 euro për megavat/orë.

“AD EMV, si ofertues më i favorshëm dhe i vetëm në tender përmes ankandit elektronik, i ka ofruar EVN Home çmimin e blerjes së energjisë elektrike prej 48 euro për megavat orë, për të mbuluar 100% të sasisë totale të planifikuar. Çmimi i blerjes prej 48 euro për megavat orë për periudhën korrik-dhjetor 2022 është 17% më i lartë se ai i mëparshmi i fituar në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (janar-qershor 2022).

Tani është radha e Rregullatorit të bëjë llogaritë. Ajo që dihet deri më tani është se pothuajse të gjitha kompanitë e energjisë kanë kërkuar rritje të çmimeve për shërbimet që ofrojnë. MEPSO ka kërkuar rritje prej 68%, ndërsa Elektrodistribucija 80%. Të gjitha këto kërkesa Rregullatori duhet të llogarisë dhe të vendosë se çfarë të pranojë dhe çfarë jo. Me këtë do të dihet se sa do të shtrenjtohen faturat e energjisë elektrike për qytetarët nga 1 korriku.

E sigurt është se do të jetë ndryshe, varësisht se cila familje do të konsumojë sa, ata që shpenzojnë më shumë do të paguajnë më shumë për energjinë elektrike.

Tarifa përfundimtare, me limite dhe çmime, do të miratohet nga rregullatori ditën e hënë. Bëhet e ditur se për tarifën e shtrenjtë do të ketë 4 blloqe, ku i pari do të jetë deri në 210 kV/h, ndërsa është njoftuar se do të ketë një zhvendosje në rritje për tarifën e dytë dhe të tretë të parashikuar, fillimisht 420 dhe 630 KV./Telegrafi/

Baby Boo