Ja sa është numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19 në Kumanovë


Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë në 24 orët e fundit i ka regjistruar 12 persona të infektuar me Kovid-19 të gjithë nga qyteti kumtuan sot autoritetet nga institucioni shëndetësor publik.
Janë shëruar 11 pacientë.

“Të infektuarit e rinj janë kontakte të rasteve tashmë të regjistruara” deklaroi drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë dr. Arif Latifi.

U kryen rreth 36 teste prej të cilave 18 sipas “Termini Im” dhe 18 teste epidemiologjike. Që nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës dhe Likovës me Kovid-19 janë diagnostikuar 1.324 raste ndërsa aktualisht 302 raste janë aktive.

Baby Boo