Ja sa është numri i infektimeve të reja kovid


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.362 testime janë regjistruar 183 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 135 janë në Shkup, Kavadar dhe Strumicë 7, Kumanovë 6, Gjevgjeli 5, Prilep, Shtip dhe Strugë 4, Gostivar 3, Ohër dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Manastir, Koçani, Negotinë dhe Kriva Pallanka.

Po ashtu janë shëruar edhe 845 persona të tjerë dhe 9 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa prej tyre 6 janë nga Shkupi dhe nga një në Kumanovë, Koçani dhe Tetovë.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 297.262 raste, ndërsa prej tyre 284.756 janë regjistruar si të shëruar dhe 9.010 persona kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 3.496 raste aktive me COVID-19.

Baby Boo