Ja sa do të kushtojë një biletë ditore e transporteve publike!


Ndërmarrja e transportit publik në Shkup do të prezantojë biletën ditore për vozitje në autobus nga transporti publik e cila do të kushtojë 120 denarë dhe do të mund të vozitet gjatë gjithë ditës, njofton SDK.

Kjo biletë do të dalë në fund të këtij muaji. Do të jetë letër si një biletë me një drejtim. Po e prezantojmë si opsion për qytetarët që përdorin më shumë autobusë gjatë ditës dhe do të jetë me përfitim të madh për turistët, thonë nga NQP “Shkup”.

Baby Boo