Ja sa ankesa janë dorëzuar deri tani në KSHZ


Deri në ora 10:00 të ditës së sotme, deri tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) kanë dorëzuar edhe 7 ankesa nga partia politike TMRO.

Siç njoftojnë nga KSHZ-ja, ankesat kanë të bëjnë me procedurën për grumbullimin dhe përcaktimin e rezultateve në vendvotimet 1156, 1178, 1157, 1182, 1183, 1176 dhe 1181 në komunën e Staro Nagoriçane.

Afati për dorëzimin ankesave për raundin e dytë zgjedhor nga zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën, skadon nesër në ora 14:00, njoftoi gjatë ditës së djeshme kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Baby Boo