Ja produktet serbe që BE-ja i refuzon sepse janë të rrezikshme për shëndetin


Vendet e Bashkimit Evropian po refuzojnë masivisht eksportet serbe të fruta-perimeve raporton gazeta gjermane ‘Der Prignitzer’

Nga analizat laboratorike të shumë shteteve të BE-s rezulton se prodhimet serbe kanë prezencë me nivel tejet të lartë pesticideve, si edhe paraqesin baktere, viruse helmuese.

Sipas këtyre analizave laboratorike të konsultuara nga AgroWeb.org, niveli i rrezikshmërisë së tyre për konsumatorët konsiderohet “Serioz”.

Të gjitha të dhënat janë të publikuara zyrtarisht në Agjencinë e Sigurisë Ushqimore pranë Komisionit Evropian, e cila përditëson rezultatet e kontrollit të eksporteve që hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Përmes kësaj agjencie, Komisioni Evropian paralajmëron vendet anëtare të jenë të kujdesshme, të përgatiten apo të marrin masa për kontrolle të rrepta në pikat kufitare ndërsa publikon shtetet që paraqesin rrezikshmëri në produktet që eksportojnë.

Duke iu referuar pikërisht të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Evropian, AgroWeb.org njofton që rezulton se përgjatë këtij viti, në të paktën 14 raste, prodhimet serbe janë kthyer nga kufijtë e vendeve të BE ku do të eksportoheshin apo janë cilësuar si rast “alarmi”, duke paralajmëruar për nivelin e lartë të rrezikshmërisë së tyre për shëndetin.

Kryesisht janë eksportet serbe të mollëve, kumbullave dhe frutave të pyllit si luleshtrydhe, mjedra dhe manaferra ato që janë refuzuar masivisht. Pas kontrolleve të kryera nga laboratorët e Gjermanisë, Anglisë, Francës, Polonisë, Danimarkës, Kroacisë, Sllovakisë, Bullgarisë etj.

Këto prodhime janë ndaluar në pikat kufitare duke mos u pranuar për t’u futur në tregjet respektive. Sipas burimeve zyrtare të kërkuara nga AgroWeb.org, në 2 vitet e fundit janë shënuar 1232 raste alarmante ndaj produkteve të Serbisë.

Por nuk janë vetëm këto prodhime serbe që kanë rezultuar të kontaminuar. Duke iu referuar të njëjtit burim zyrtar, Agjencisë së Sigurisë Ushqimore të Komisionit Evropian, konstatohet se rrezikshmëri të lartë paraqesin gjithashtu edhe eksportet serbe të ushqimit për peshqit e rezervateve.

Sipas analizave laboratorike rezulton se ky produkt ka prezencë të lartë të bakterit “Clorstridium”, të rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve.

Sipas Afërsia e këtij vendi eksportues me Kosovën dhe Shqipërinë e bën delikate çështjen e kalimit të mjaft produkteve problematike drejt tregjeve të territoreve shqiptare.

Ne raportine publikuar nga kjo agjenci theksohet se produktet serbe qe nuk mbushin kriteret e nevojshme dhe ato qe përmbajnë rrezikshmëri per shëndetin, kthehen përsëri ne vendin e prodhimit te cilat me pas eksportohen ne shtetet e tjera te Ballkanit. /AgroWeb.org//Gazetaere.com/

Baby Boo