Ja pritet të fillojë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së


Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë qëndrimin në paraburgim në Hagë, ndaj të cilëve janë ngritur ak8takuza për kr*ime të pretenduara të lu*ftës. Në ditët në vijim pritet të vazhdojnë konferencat mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve e njohës të punëve të drejtësisë konsiderojnë se gjykimi nuk do të nisë deri në vitin 2022, duke shtuar se sivjet priten arre*stime të tjera. Ndërsa në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thonë se deri tani nga Specialja u ftuan mbi 200 persona.

Pesë vjet pasi ishte themeluar, Gjykata Speciale nisi arrestimet e para në Kosovë. Salih Mustafa, ish-shef i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i njohur gjatë lu*ftës si komandant Cali, ishte i arre*stuari i parë nga hetuesit e Speciales, më 24 shtator të vitit të kaluar.
Një ditë më vonë, hetuesit e Speciales, bashkë me Policinë e EULEX-it nisën bas*tisje në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luf*tës së UÇK-së.

Pas një drame që u paraqit me numër të madh të policisë së EULEX-it, veteranë para zyrës së organizatës, e fare pak informata se çka po ndodh brenda, nën pranga doli kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati. Disa orë më vonë, u arrestua edhe vartësi i tij, Nasim Haradinaj.

Pas arre*stimit të krerëve të organizatës, Faton Klinaku nisi të ushtroi postin e kryetarit të OVL-UÇK.
“Mbi 200 persona të ftuar, qoftë dëshmitarë apo akuzuar, ka pasur thirrje po ashtu të personave që kanë qenë më herët dëshmitarë duke i provokuar apo shantazhuar mos iu kanë ardhur disa dosje, krejt kjo është bërë për të rënduar akuzën ndaj zotit Gucati dhe zotit Nasim Haradinaj. Për skandalet që u kanë ndodhur atyre në Hagë nuk duhet të përgjigjen krerët e organizatës së veteranëve sepse nuk është e paligjshme nëse ti e informon publikun për disa gjëra që ata i kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë serbe për krime lufte”, thotë Klinaku.

Arrestimet ndodhën disa ditë pasi në zyrat e organizatës së veteranëve, një person i panjohur, kishte sjellë disa dosje që doli se kishin rrjedhur nga Gjykata Speciale. Për të njëjtat, krerët organizatës, treguan publikisht përmes konferencave për media. Kështu, ata u dërguan në paraburgim në Hagë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

E dy muaj më vonë, ndaj tyre u konfirmuan edhe aktakuzat.
“Prokurorët në rastet e Gjykatës Speciale e kanë bërë një strategji e cila u është imponuar nga një varg veprimesh, aktivitetesh që janë ndërmarrë qoftë në raport me personat e akuzuar e më së shumti nga OVL-UCK. Nuk duhet harruar asnjëherë faktin që dosjet që janë publikuar nga OVL-UCK në njëfarë mënyre e kanë ulur integritetin, e kanë ulur besueshmërinë por edhe profesionalizmin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Gjykatën Speciale. Dhe Gjykata Speciale edhe sot nuk ka dhënë asnjë sqarim se si kanë rrjedhur këto informacione që në bazë të ligjit, mandatit të Gjykatës Speciale do të duhej të ishin të garantuara sa i përket sekretit”, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Bas*tisjet nuk u ndalën, hetuesit e Speciales në një mëngjes të hershëm kishin hyrë në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Pasi i bastisen pronat, më 4 nëntor, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit i ishte ngritur ak*takuzë, e arre*stuan dhe e dërguan në parab*urgim në Hagë.
Një ditë më vonë u publikua edhe aktakuza e ngritur ndaj Hashim Thaçit, i cili po atë ditë dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, dhe shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Të gjithë, nën përcjelljen e policisë së EULEX-it, u dërguan në Aeroportin e Prishtinës prej ku u dërguan në paraburgim në Hagë.

Sipas drejtorit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, sivjet mund të ketë edhe arrestime të tjera.
“Do të kemi aktakuza të reja të konfirmuara, do të ketë me siguri mund të ketë arr*estime të reja, në këtë drejtim jam i bindur që viti 2021 do të kalojë më shumë përmes konferencave statutore e seanca gjyqësore që nënkupton fillimi i procesit gjyqësor nuk mund të ketë para vitit 2022, respektivisht para mesit të vitit 2022”, thotë ai.
Me një dosje të përbashkët të aktakuzës, por të ndarë në seanca, Thaçi dhe të tjerët, që po akuzohen për krime të pretenduara të lu*ftës, u deklaruan të pafajshëm para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Baby Boo