Ja prej cilit muaj do të fillojë shtrenjtimi i rrymë prej 10 deri 20%

ilustrim

Rritja e madhe e çmimeve të energjisë elektrike nga importi si dhe problemet e ndryshme me prodhimin e rrymës nga kapacitetet vendore pritet të shtrenjtojnë rrymën pas vitit të ri.
Kalkulimet për shtrenjtimin lëvizin prej 10 deri 20 për qind. Në vitet e kaluara po shënon ulje edhe prodhimtaria vendore e energjisë elektrike nga 7000 gigavat në 3000 gigavat.
Njohësit e kësaj çështje vlerësojnë se shteti nevojitet më shumë të angazhohet për tejkalimin e këtij problemi.

“Pas vitit të ri mund të presim shtrenjtimin e rrymës prej së paku 20 për qind ku për shembull nëse në muajt maj apo qershor blihej një megavat orë rrymë për 30 deri 50 euro tani çmimi është shtrenjtuar në bursë deri në 300 euro. Andaj nevojitet që sa më shpejt që qeveria të ulë TVSH-në e rrymës për bizneset përderisa po zgjat kriza energjetike . Qytetarët duhet të përgatiten që të kursejnë rrymë çdo kund ku munden duke nxehur dhomën me 21 deri 22 gradë dhe jo 30 gradë duke ndenjur gjatë dimrit me mangë të shkurtra, duke fikur dritat që pa nevojë janë të kyçura, duke shkyçur edhe televizionit e kështu me radhë”, thotë për gazetën KOHA, eksperti i energjetikës, dhe kryetar i Odës Energjetike pranë Odës ekonomike të Maqedonisë Gjorgji Manaskov.

Sipas tij, shteti nevojitet që në mënyrë afatgjatë të zgjedhë problemin me furnizimin stabil dhe të qëndrueshëm me energji elektrike përmes investimeve serioze në centralet që do të përdorin gazin, si dhe impiantet e tjera që përdorin burimet e rinovueshme të energjisë si uji, dielli, era etj.
Sipas tij tani po blejmë energji elektrike prej jashtë me çmim prej 209 euro për megavat, ndërsa qytetarët e paguajnë 37 euro për megavat.

Baby Boo